Futboll

Lucescu i Rumanisë në gjendje jo të mirë shëndetësore

Mircae Lucescu

Problemet shëndetësore të selektorit të Rumanisë, Mircae Lucescu 80-vjeçar, janë më serioze nga sa dukeshin në fillim. Kështu ka raportuar të martën mediumi rumun “GSP”. Ai është shtruar përsëri me urgjencë në Spitalin Uniceristar të Bukureshtit në fillim të kësaj jave dhe mjekët po e monitorojnë atë 24 orë.

“Digi Sport” po ashtu ka shkruar se Lucescu po kalon kohë shumë të vështira, derisa “Golazo” e ka përshkruar situatën shëndetësore të Lucescut të rëndë.

“Mircae Lucescu është rëndë i sëmurë”, shkruan në fillim të shkrimit të mediumit rumun “Golazo”.

Federata e Futbollit e Rumanisë mund të shqyrtoj kërkimin e një zëvendësuesi të tij për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kundër Turqisë. Gjysmëfinalja tjetër e plejofit për Kupën e Botës që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada është ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës. Ndeshjet luhen më 26 mars, ndërsa fituesit e dy dueleve takohen në finalen e 31 marsit.