Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vdiq trajneri legjendar rumun

Mircea Lucescu

 

Trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu, ka vdekur në moshën 80-vjeçare të martën rreth orës 20:30.

Njoftimin për vdekjen e Lucescut, e bëri të ditur Spitali Universitar i Bukureshtit.

“Z. Mircea Lucescu ishte një nga trajnerët dhe lojtarët më të suksesshëm rumunë të futbollit, i pari që kualifikoi ekipin kombëtar rumun për një Kampionat Evropian, në vitin 1984. Breza të tëra rumunësh u rritën me imazhin e tij në zemrat e tyre, si një simbol kombëtar. Zoti ia prehtë shpirtin”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Spitali i Urgjencës Universitare të Bukureshtit.

Lucescu pak ditë më parë ishte në stolin e ekipit të Rumanisë në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë. Rumania e humbi 1:0 ndeshjen. Pas kthimit në Rumani, gjendja shëndetësore e Lucescut ishte përkeqësuar. Ai kishte humbur ndjenjat gjatë stërvitjes për ndeshjen miqësore kundër Sllovakisë më 31 mars.

Edhe Trashëgimia e pakrahasueshme e trajnerit legjendar Lucescu Futboll Trashëgimia e pakrahasueshme e trajnerit legjendar Lucescu

Ai ishte në gjendje kome. Të martën u njoftua për vdekjen e tij.

Më 2 prill, Federata e Futbollit e Rumanisë njoftoi se kishte ndarë rrugët me përzgjedhësin ikonik.

Lucescu në krye të Rumanisë ishte rikthyer në vitin 2024. Lucescu e ka drejtuar Rumaninë si selektor edhe më herët. Ai punoi te Rumani nga viti 1981 e deri në vitin 1986.

Lucescu është prej trajnerëve më të mëdhenj që ka ardhur në stadiumin në Prishtinë. Ka drejtuar Rumaninë në dy ndeshjet kundër Kosovës në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Rumania i fitoi dy ndeshjet. Të parën në Prishtinë më 6 shtator, Rumania e fitoi 3:0, ndërsa me rezultat zyrtar 3:0 e fitoi edhe ndeshjen në Bukuresht më 15 nëntor.

Edhe Çfarë kishte deklaruar Lucescu për Kosovën? Futboll Çfarë kishte deklaruar Lucescu për Kosovën?

Pas disa përplasjeve të lojtarëve në fushë, një grup i tifozëve rumunë nisën thirrjet “Serbia, Serbia”. Lojtarët e Kosovës vendosën të lëshojnë fushën dhe nuk u kthyen edhe kur këtë ua kërkoi gjyqtari i ndeshjes. Ndeshja ishte ndërprerë në minutat e fundit kur rezultati ishte 0:0.

Menjëherë më 20 nëntor 2024, UEFA e regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Rumanisë. Edhe CAS në maj të vitit të kaluar vendosi njëjtë si UEFA. Rezultati 3:0 në të mirë të Rumanisë mbetet në fuqi.