Përzgjedhësi ikonik i Rumanisë, Mircea Lucescu, është shtrirë të dielën në spital, pasi i humbi ndjenjat gjatë stërvitjes.
80-vjeçarit i ra të fikët gjatë stërvitjes së mbajtur të dielën paradite. Trajneri legjendar rumun ishte duke folur me lojtarët dhe nuk është ndier mirë, kanë njoftuar mediumet rumune. Ai e ndali fjalimin, u ul në karrige dhe ndaloi së reaguari. Është dukur që nuk ka mundur të marr frymë më.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLucescu do të qëndrojë shtrirë në spital, ndërsa diagnoza është “çrregullime të ritmit të zemrës”.
“Po ndihemi mirë tani, jam rikuperuar plotësisht, por do të më bëhen disa kontrollime të tjera kështu që do të qëndrojë në spital”, ka thënë Lucescu për GSP, pak orë pasi u shtri në spital.