Lojtarët e ekipit ukrainas, Oleksandriya, kanë refuzuar t’’ia zgjasin dorën lojtarëve të Partizanit të Beogradit.
Këto dy skuadra janë përballur të enjten në Poloni në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Lojtarët e ekipit ukrainas u rreshtuan të mbështjellur me flamuj të vendit të tyre. Ndërkohë, sipas “index.hr”, kanë refuzuar të shtrëngojnë duart me lojtarët e ekipit serb.
Sipas raportimeve, këtë e kanë bërë për shkak të afërsisë së serbëve me rusët dhe për pjesëmarrjen e Partizanit në një turne në Rusi.
Pjesëmarrjen në turneun në Rusi, klubi ukrainas e ka cilësuar akt armiqësor.
Partizani e fitoi 2:0 ndeshjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Si u turpërua Zvezda e Beogradit për flamurin anti-Kosovë
-
Miqësoret që s’i do askush
-
Mediumet serbe qesharake, u pengon flamuri shqiptar dhe thirrjet UÇK në Bratislavë
-
Një flamur anti-Kosovë në stadiumin ku shkëlqeu Zhegrova, klubi serb me falënderim
-
Tifozë spanjollë me flamur anti-Kosovë, klubi serb i falënderon