Skuadra ku Edon Zhegrova shkëlqeu, Lille, të enjten mbrëma luajti me Cërvena Zvezdën e Beogradit në plejofin e Ligës së Evropës.
Ndeshjen në Francë, të zhvilluar para 22 mijë shikuesve, e fitoi skuadra serbe, e njohur për qëndrimet anti-shqiptare.
Ndërkohë në stadiumin e Lille është shfaqur një flamur anti-Kosovë, përkatësisht flamuri serb mbi hartën e Kosovës me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.
Mediat anti-shqiptare të Serbisë i kanë kushtuar rëndësi këtij flamuri provokues. Madje edhe klubi anti-shqiptar i Cërvena Zvezdës ka bërë një falënderim në rrjetet sociale.
Zvezda e ka shkruar “faleminderit” në gjuhën serbe dhe franceze, ndërsa ka publikuar flamujt e dy vendeve.
Edhe
Larne reagon për flamurin anti-Kosovë: Veprim nga një individ që nuk është tifoz i klubit
Në Francë ishin edhe huliganët serbë të Cërvena Zvezdës, që kanë bërë edhe thirrje kundër Kosovës.

VIDEO: Lideri i tifozëve të Lille shihet duhet e vendosur flamurin