Tifozë të skuadrës spanjolle, Celta Vigo, kanë shpalosur të enjten një flamur anti-Kosovë në ndeshjen ndaj Cërvena Zvezdës në Beograd.
Bëhet fjalë për banerin me hartë të Kosovës dhe me flamur të Serbisë mbi të, si dhe mbishkrimin “nuk ka dorëzim”.
Mediat serbe i kanë kushtuar shumë hapësirë shfaqjet së flamurit në pjesën ku ishin tifozët spanjollë, në ndeshjen e Ligës së Evropës në futboll.
Ndërkohë klubi serb ka falënderuar tifozët e Celta Vigos përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nuk ka dorëzim! Faleminderit Celta”, ka shkruar klubi serb, i njohur për qëndrimet anti-shqiptare dhe anti-Kosovë.
Po ashtu tifozë spanjollë kanë bërë thirrje "Kosova - Serbia" pas fundit të ndeshjes në Beograd.
VIDEO: Momenti kur tifozët serbë shfaqin pankartën për Kosovën dhe bashkarisht me ata spanjollë fillojnë brohoritjes "Kosova - Serbi"
VIDEO: Tifozët spanjollë