Futbolliste tjera nga Kosova i janë bashkuar Kombëtares së Shqipërisë.
Selektori i kuqezinjve, Armir Grima, të hënën shpalli listën e futbollisteve për miqësoren me Rumaninë, që zhvillohet më 3 dhjetor. Grima ka ftuar 20 futbollisteve, ndërsa për herë të parë fanellën kuqezi do ta veshin Viola Imeraj, Donika Deda e Rreze Gashi.
Imeraj është pjesë e Dinamos së Zagrebit, Deda luan për Aaraun në Zvicër, ndërsa Gashi është pjesë e Malishevës.
Te Shqipëria ka edhe shumë lojtare të tjera nga Kosova.
Viona Rexhepi., Endrina Elezaj, Eriola Delija, Qëndresa Krasniqi, Fortesa Berisha, Florentina Kuqi, Diellza Istrefaj janë prej lojtareve të Shqipërisë.
Artikuj të ngjashëm