Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Llapi

Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapjanët kaluan në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive, 3:2.

Donat Vitija dhe Arbër Pira humbën penalltitë për Malishevën.

120 minutat e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll ishin dramatike.

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan 2:2.

Edhe Shkon në vazhdime ndeshja Llapi – Malisheva Futboll Shkon në vazhdime ndeshja Llapi – Malisheva

Malisheva dy herë ishte në epërsi.

Epërsinë e parë e krijoi në minutën e katërt. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi Mevlan Zeka.

Më pas, Llapi barazoi nëpërmjet mesfushorit Besar Musolli, i cili shënoi me kokë në minutën e 49-të.

Malisheva shënoi sërish në vazhdime për epërsinë 2:1. Sërish nëpërmjet sulmuesit Zeka

Megjithatë, penalltitë Llapit ia siguroi goli i shënuar me kokë nga Fuad Abazi.

Heroi i Llapit shënoi golin e barazimit 2:2 në minutën e 120-të.

Edhe Mes tensionesh Ferizaj siguron kalimin në finale Futboll Mes tensionesh Ferizaj siguron kalimin në finale

Llapi është gjysmëfinalisti i fundit.

Të mërkurën kalimin në gjysmëfinale e siguruan Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini. Gjysmëfinalet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Lexo përditësimet tjera
Llapi

Llapi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës