Paraqitja e Llapit në Kupën e Kosovës në futboll mund të marrë fund në gjysmëfinale pas humbjes nga Ferizaj me rezultat 2:1.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës në furboll ndërmjet Llapit dhe Ferizajt u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ferizaj kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 14-të me autogol të sulmuesit Muhamet Hyseni. Sulmuesi Hyseni shënoi autogol me kokë në tentim për ta larguar topin nga zona.
Për 2:0 realizoi Kushtrim Shabani në minutën e 87-të.
Llapi nëpërmjet mesfushorit Besar Musolli shënoi golin për 2:1 në minutën e 94-t.
Edhe
Llapi në epërsi ndaj Ferizajt
Ndeshja kthyese luhet më 22 prill në Ferizaj.
Ferizaj shënon tjetër gol
Ferizaj ka shënuar tjetër gol ndaj Llapit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.
Kushtrim Shabani në minutën e 87-të shënoi për 2:0 me gjuajte të saktë nga zona.
Ferizaj në epërsi ndaj Llapit pas pjesës së parë
Ferizaj ka epërsi prej një goli pas pjesës së parë ndaj Llapit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Edhe
Mes tensionesh Ferizaj siguron kalimin në finale
Pjesën e parë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e ka vendosur autogoli i sulmuesit të Llapit, Muhamet Hyseni.
Hyseni shënoi në portën e vet në minutën e 14-të.
Ndeshja kthyese e gjysmëfinales luhet në Ferizaj më 22 prill.
Gol në “Zahir Pajaziti”
Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Edhe
Rifillon ndeshja që u ndërpre në minutën e 55-të
Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni, në tentim për ta larguar topin nga zona, shënoi në portën e vet dhe i dha epërsinë Ferizajt.
Autogoli u shënua në minutën e 14-të.