Malisheva e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Malisheva po fiton 1:0 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi sulmuesi Mevlan Zeka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeka realizoi golin në minutën e katërt me asistim të Assane Diatta.
Ndeshja po luhet në praninë e një numri të vogël shikuesish.
Llapi të mërkurën bëri thirrje për përkrahje masive. Po ashtu njoftoi se hyrja ishte falas.
Shkon në vazhdime ndeshja Llapi – Malisheva
Ka shkuar në vazhdime ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Llapit dhe Malishevës. 90 minutat e ndeshjes në Podujevë përfunduan baras, 1:1.
Malisheva ishte në epërsi me golin e shënuar nga sulmuesi Mevalan Zeka në minutën e katërt.
Por Zeka “asistoi” më pas për Besar Musollin që shënoi golin e barazimit 1:1.
Mesfushori i Llapit, Musolli, shënoi me kokë në minutën e 49-të pas tentimit të Zekës për të larguar po ashtu me kokë topin.
Shënohet tjetër gol në “Zahir Pajaziti”
Skuadra e Llapit ka shënuar gol në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Malishevës.
Llapi shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 49-të. Golin e barazimit ndaj Malishevës për Llapin e shënoi Besar Musulli.
Musolli shënoi me kokë.