Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e madhe e Llapit me gol të minutave shtesë

lahd

Goli i Fiton Ademit në minutat shtesë ia solli fitoren e vlefshme Llapit.

Llapi të dielën fitoi 2:1 ndaj Dukagjinit në Klinë në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja po shkonte drejt barazimit, kur Ademi devijtoi topin për në portë, në minutën e katërt shtesë.

Me fitore, Llapi është forcuar në vendin e shtatë me 29 pikë. Dukagjini është i gjashti me 33 pikë.

Llapjanët shënuan që në minutën e dytë përmes Edon Sadriut për 1:0.

Edhe Fitore shumë e rëndësishme e Dukagjinit ndaj Llapit Futboll Fitore shumë e rëndësishme e Dukagjinit ndaj Llapit

Ndërkohë Hekuran Berisha e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 54-t.

Por te Llapi vlerësuan se vendasit bënë faul gjatë aksionit që solli goli. Kishte reagime të ashpra të mysafirëve, ndërsa Tahir Batatina dhe ndihmësi i tij, Sunaj Keqi u përjashtuan me kartonë të kuq.

Dukagjini ka humbur penallti në pjesën e parë.


Tjetër karton i kuq për llapjanët

Te Llapi nuk po pajtohen me vendimet e Genc Nuzës pas golit të barzimit të Dukagjinit.

Nuza tashmë ka treguar kartonin e dytë për shtabin teknik të llapjanëve.

Llapjanët pretendojnë se kishte faul nga Dukagjini para aksionit që solli golin e Dukagjinit.


Reagime të Llapit, përjashtohet Batatina

Ka tensione në Klinë pas golit të Dukagjinit për 1:1.

Llapjanët kanë reaguar në vendimet e gjyqtarëve, përkatësisht për një faul gjatë ndërtimit të aksionit të golit të klinasve.

Edhe Llapi fiton pas afro dy muajsh në Superligë Futboll Llapi fiton pas afro dy muajsh në Superligë

Për shkak të reagimeve, Tahir Batatina u ndëshkua me karton të kuq.


Barazon Dukagjini

Dukagjini e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Llapit.

Për 1:1 shënoi Hekuran Berisha në minutën e 54-t.


Llapi në avantazh ndaj Dukagjinit në Klinë

Një gol i konfirmuar nga VAR-i bëri dallimin në pjesën e parë të ndeshjes Dukagjini – Llapi.

Edon Sadriu shënoi për 1:0 në të mirë të Llapit që në minutën e dytë.

Ndërkohë Dukagjini humbi penallti më pas.

Me rezultatin 1:0 në të mirë të Llapit ka përfunduar pjesa e parë.


Llapi kalon në epërsi në Klinë

Edhe Dukagjini ia shkakton Llapit disfatën e katërt radhazi Futboll Dukagjini ia shkakton Llapit disfatën e katërt radhazi

Llapi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Dukagjinit në Klinë.

 Që në minutën e dytë Edon Sadriu realizoi për llapjanët.

Lexo përditësimet tjera
fc ballkani

Sot dy ndeshje të Superligës, derbi i madh në Suharekë

Prej orës 13:00, sot luhen dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.Në Suharekë zhvillohet derbi...