Llapi ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje me klubin e kategorisë së dytë të futbollit rus, FC Fakel Voronezh, për shitjen e sulmuesit Axel Gnapi.
Llapi në njoftim ka shkruar se ka rënë dakord për kushtet e ofruara për transferimin e francezit 24-vjeçar. Ndërkohë, sipas faqes “transfermarkt”, transferimi është kompletuar për 300 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Axel Gnapi iu bashkua Llapit në korrik të vitit të kaluar nga Prishtina, ndërsa gjatë qëndrimit të tij te klubi ynë u paraqit në 15 ndeshje kampionale, ku realizoi 7 gola dhe regjistroi 4 asistime, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën. Llapi e vlerëson maksimalisht angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga Gnapi gjatë këtyre muajve dhe i uron atij shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale”, ka shkruar Llapi ndër të tjera.
Llapi e mbylli stinorin vjeshtor në Superligë me 21 pikë në vendin e shtatë.