Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpooli, e ka mbyllur vitin 2025 me fitore.
Liverpooli i arkëtoi pikët e plota të shtunën në ndeshjen që i takoi javës së 18-të të Premier Leagues.
“Të Kuqtë” e mposhtën Wolverhamptonin në shtëpi me rezultatin, 2:1.
Skuadra e Arne Slotit dy golat e fitores i shënoi në pjesën e parë.
Mesfushori holandez, Ryan Gravenberch, për 1:0 shënoi në minutën e 41-të.
Një minutë më pas, Florian Wirtz, e shënoi golin e dytë.
Për gjermanin Wirtz ishte goli i parë këtë edicion në të gjitha garat, krahas gjashtë asistimeve.
Santiago Bueno e realizoi golin e vetëm për Wolverhamptonin në minutën e 51-të.
Liverpooli ka 32 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.
Wolverhamptoni është në pozitën e fundit me vetëm dy pikë. Rrezikon rënien nga elita angleze.