Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liria akuzon gjyqtarin Alban Shala për humbjen nga Vushtrria

Liria

Skuadra e Lirisë e ka akuzuar gjyqtarin Alban Shala për humbjen nga Vushtrria.

Të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Vushtrria fitoi 3:1 përballë Lirisë së Prizrenit në barazhin e Ligës së Parë.

Vushtrria në ndeshjen e barazhit për ngjitje në Superligë do ta luajë ndaj Llapit apo Suharekës.

Klubi nga Prizreni nuk është ndarë i kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga Shala.

“Patëm një ndeshje të rëndësishme sot – por ajo nuk u vendos në fushë, siç duhet të ndodhë në një garë sportive. U dëmtuam rëndë nga një referim i paprecedent dhe thellësisht skandaloz, i cili i mohoi ekipit tonë një ndeshje të drejtë dhe të barabartë”, thuhet në një reagim të Lirisë të publikuar në Facebook.

Edhe Liria ankohet në referim në ndeshjen kundër Vushtrrisë Futboll Liria ankohet në referim në ndeshjen kundër Vushtrrisë

Liria përmes një postimi në rrjetet sociale e ka akuzuar Shalën për ndikim direkt në rezultat.

“Alban Shala mori rolin kryesor, jo si garant i rregullave të lojës, por si faktor përcaktues që me vendime të padrejta dhe të pakuptimta, e deformoi tërësisht rrjedhën e ndeshjes. Ylli i ndeshjes? Fatkeqësisht, Alban Shala. Jo për një asistim apo gol, por për ndikimin vendimtar dhe të dëmshëm që pati në rezultatin dhe imazhin e kësaj ndeshjeje”, ka shkruar Liria.

Foto e publikuar nga Liria