Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liria ankohet në referim në ndeshjen kundër Vushtrrisë

Liria

Klubi i futbollit, Liria e Prizrenit, ka dalë me një reagim të dielën mbrëma pas humbjes 1:0 nga Vushtrria.

Në reagimin e prizrenasve thuhet se goli i shënuar nga Dijar Nikqi u anulua pa të drejtë. Sipas tyre, goli ishte i rregullt. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjyqtari Rrezart Hasani e anuloi golin duke pretenduar për faull, megjithëse nga pamjet shihet qartë se nuk kishte faull nga lojtari ynë, përkundrazi kontakti ishte ndaj tij. Nëse goli nuk do të pranohej, situata duhej të ndëshkohej me penallti për ekipin tonë. Edhe pse ishte në funksion VAR-i me gjyqtarin Ilir Mehmeti, u mor një vendim që ngre shumë dyshime dhe dëmton besimin në drejtësinë sportive. Klubi ynë nuk do të heshtë përballë padrejtësive të tilla”, shkruan në reagimin e Lirisë.

Ndeshja Liria – Vushrria u përcoll nga rreth 6.000 shikues.

Ishte derbi i xhiros së 23-të të Ligës së Parë.