Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lidhja e trajnerëve italianë të Chelseat me trofetë evropianë

Chelsea

Chelsea është bërë ekipi i parë që i fiton gjitha trofetë evropianë, dhe të gjitha janë arritur me trajnerë italianë.

“Blutë” të mërkurën mbrëma e mposhtën Real Betisin në Ligën e Konferencës dhe kanë ngritur lartë një tjetër trofe të një gare të organizuar nga UEFA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani me trajnerin Enzo Maresca.

Gianluca Vialli e fitoi Kupën e fituesve të Kupave në edicionin 1997-98, ndërsa ka triumfuar edhe në Kupën FA, Kupën e Ligës, Charity Shield dhe në Superkupën e Evropës.

Roberto Di Matteo e fitoi trofeun e parë të Ligës së Kampionëve për klubin anglez në edicionin 2011-12.

Shtatë vjet më vonë, Maurizio Sarri, e fitoi Ligën e Evropës, ndërsa Maresca u bë trajneri i fundit italian që fiton trofe evropian për ekipin londinez.

Por lidhja e italianëve me Chelsean nuk është në Evropë.

Trajneri Carlo Ancelotti e fitoi Premier Leaguen, Kupën FA dhe Community Shieldin prej vitit 2009 deri në vitin 2011.

Antonio Conte e fitoi Premier Leaguen dhe Kupën FA ndërmjet viteve 2016 dhe 2018.

Di Matteo po ashtu e kishte fituar Kupën FA në vitin 2012.