FIFA edhe zyrtarisht ka njoftuar se Chelsea është ekipi i parë që e ka fituar Kupën e Botës për Klube, pas triumfit në New Jersey të dielën mbrëma.
“Blutë” mposhtën fituesin e Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germainin, me shkëlqimin e Cole Palmerit, që shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.
Megjithatë, suksesi i londinezëve kishte ndikim edhe pas ndeshjes, shkruan “Daily Mail” të shtunën, pasi fituesit e mëparshëm të Botërorit të klubeve tani njihen si kampion interkontinental.
Kështu, ekipet e njohura si Liverpooli, Manchester City, Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Barcelona, nuk janë më kampionë të botës, shkruan tutje mediumi i njohur anglez.
Kjo garë për herë të parë është mbajtur në vitin 2000 si Kampionati Botëror i klubeve, ndërsa më pas u mbajt sërish në vitin 2005 dhe u organizua çdo vjet, deri në vitin 2023.
Në këtë edicion që u organizua në SHBA, turneu ishte me format të ri, me 32 klube për herë të parë.
Edhe
Chelsea ngacmon Arsenalin pas disfatës në finale të Championsi
Më herët ishte organizuar me gjashtë e me tetë klube.
Real Madridi e ka fituar trofeun e kësaj gare pesë herë, së fundmi në vitin 2022, ndërsa Barcelona është katër herë fituese. Chelsea, Corinthiansi dhe Bayern Munichu janë dy herë fitues të këtij turneu.