Chelsea ka shokuar fituesin e Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germainin, për të triumfuar në Kupën e Botës për Klube.

Të dielën mbrëma në East Rutherford në New Jersey të SHBA-së, skuadra londineze e fitoi finalen e Botërorit të klubeve me rezultatin bindës, 3:0.

Sfida u vendos në pjesën e parë, ndërsa yll i Chelseat ishte Cole Palmer. Reprezentuesi anglez shënoi për 1:0 në minutën e 22-të. 23-vjeçari shënoi gol tjetër në minutën e 30-të.

Ndërkohë në minutën e 43-të, Palmeri asistoi për Joao Pedron që shënoi mjeshtërisht për 3:0.

Shifrat më nuk ndryshuan. Parisienët bënë përpjekje për t’u kthyer në lojë në pjesën e dytë. Rreshtuan rastet, por nuk e konkretizuan asnjë dhe kështu rezultati edhe në fund ishte 3:0.

Chelsea e ka fituar për herë të dytë Botërorin e klubeve. Për herë të parë e fitoi në vitin 2021, në formatin e vjetër.

Formati i ri, me plot 32 skuadra, është prezantuar këtë vit. Dhe po vlerësohet shumë i suksesshëm.

Parisi në finale të Ligës së Kampionëve kishte fituar 5:0 ndaj Interit. Skuadra e Luis Enriques shfaqi formë të lartë edhe në Botërorin në SHBA, por jo edhe në finale.

Incident pas përfundimit të finales, Luis Enrique sulmon Joao Pedron

2 o. më parë / 13 kor 2025 23:19
Incident pas përfundimit të finales, Luis Enrique sulmon Joao Pedron

Lojtarët e Chelseat dhe PSG-së janë përfshirë në një përleshje pas përfundimit të finales së Botërorit të klubeve, që e fituan Blutë me rezultat 3:0.

Madje në përleshje u përfshi edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i cili shihet tek ia vendos dorën në qafë Joao Pedros, sulmuesit brazilian që shënoi njërin prej golave të Chelseat. Sulmuesi më pas rrëzohet në tokë.

Edhe portieri Gianuligi Donnarumma u përfshi në incident, por ai u qetësua nga bashkëkombësi i tij, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca.

VIDEO:

 

 

Chelsea në epërsi bindëse pas pjesës së parë, Palmer i shkëlqyeshëm

4 o. më parë / 13 kor 2025 22:01
Cole Palmer

Cole Palmer ka shkëlqyer, ndërsa Chelsea ka krijuar epërsi 3:0 ndaj PSG-së në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Me rezultatin 3:0 përfundoi pjesa e parë.

Palmer i shënoi dy gola dhe asistoi për Joao Pedron që shënoi golin e tretë.

Chelsea po “shkatërron” Parisin, 3:0

4 o. më parë / 13 kor 2025 21:51
Joao Pedro

Joao Pedro ka shënuar për epërsinë 3:0 të Chelseat ndaj PSG-së në finalen e Botërorit të Klubeve.

Braziliani shënoi me asistim të Palmerit në minutën e 43-të.

VIDEO:

S’ndalet Chelsea, sërish Palmer

4 o. më parë / 13 kor 2025 21:38
Cole Palmer

Chelsea po udhëheq 2:0 ndaj PSG-së.

Edhe golin e dytë e shënoi Cole Palmer. Ai realizoi në minutën e 30-të.

VIDEO:

Chelsea në epërsi ndaj PSG-së

4 o. më parë / 13 kor 2025 21:30
Cole Palmer

Chelsea ka shokuar PSG-në në finale të Kupës së Botës për Klube.

Cole Palmer shënoi për 1:0 në minutën e 22-të të finales në New Jersey.

VIDEO:

Formacionet: Chelsea – PSG

6 o. më parë / 13 kor 2025 19:58
Chelsea

Janë publikuar formacionet zyrtare të finales së Botërorit të klubeve mes Chelsea dhe PSG-së, që nis nga ora 21:00.

Chelsea / Sanchez: Cucurella, Colwill, Chalobah, Gusto: Enzo, Caicedo, Reece James: Neto, Joao Pedro, Palmet.

PSG / Donnarumma: N.Mendes, Marquinhos, Beraldo, Hakimi: Neves, Vitinha, Fabian Rui: Kvaratskhelia, Dembele, Doue