Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni sërish bën hap prapa në garën për titull

Bayer Leverkusen

Bayer Leverkuseni sërish ka bërë hap prapa në garën për titull kampioni në Bundesligë.

Leverkuseni të shtunën pasdite e fitoi vetëm një pikë në ndeshjen që i takoi javës së 29-të.

Kampioni në fuqi i elitës së futbollit gjerman, Leverkuseni, barazoi pa gola me Union Berlinin në shtëpi.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.

Leverkuseni kishte 17 tentime për gol por nuk i konkretizoi.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Xabi Alonso, e kishte edhe posedimin e topit mbi 75 për qind.

Edhe Leverkuseni ndalet nga St. Pauli, gara për titull në Gjermani thuajse e mbyllur Futboll Leverkuseni ndalet nga St. Pauli, gara për titull në Gjermani thuajse e mbyllur

Leverkuseni mbetet në pozitën e dytë me 63 pikë. Lider është Bayern Muncheni.

Union Berlini e zë vendin e 13-të me 34 pikë.