Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gabon Leverkuseni, lëshon pikë ndaj Wolfsburgut

Leverkusen

Kampioni në fuqi i elitës së futbollit gjerman, Bayer Leverkuseni, ka lëshuar pikë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të të Bundesligës.

Leverkuseni të shtunën pasdite barazoi pa gola në udhëtim me Wolfsburgun.

Vendësve iu anulua goli i Konstantinos Koulierakisit në minutën e shtatë për shkak të pozitës jashtë loje.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Leverkuseni ka 46 pikë dhe është në pozitën e dytë.

Edhe Leverkuseni sërish bën hap prapa në garën për titull Futboll Leverkuseni sërish bën hap prapa në garën për titull

Lider është Bayern Muencheni me 54 pikë.

Wolfsburgu ka 30 pikë në mesin e tabelës.