Bayer Leverkuseni mori vetëm një pikë të dielën mbrëma nga ndeshja në udhëtim ndaj St. Paulit. Dhe kështu skuadra ku luan Granit Xhaka ka mbetur shumë prapa në garën për titull në Bundesligë. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 30-të në kampionatin gjerman.
Katër xhiro para fundit, Bayerni kryeson me 72 pikë, tetë më shumë se Leverkuseni që është në vendin e dytë. Bayer Leverkuseni është kampion në fuqi, por nuk ka mundur të rivalizojë gjigantin bavarez këtë edicion. St. Pauli mori pikë të vlefshme në garën për mbetje në Bundesligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë i 14-ti me 30 pikë, sa i ka edhe Hoffenheimi në vendin e 15-të.
Patrik Schick shënoi për Leverkusenin në minutën e 32-të. Për 1:1 realzoi Carlo Boukhalfa në minutën e 78-të. Shifrat më nuk ndryshuan.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni dhe ishte prej më të mirëve në fushë.