Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Konfirmohet kriza e Leverkusenit

Granit Xhaka

Kampioni në fuqi i Bundesligës gjermane, Bayer Leverkusen, të shtunën e ka konfirmuar se është në krizë të rezultateve.

Leverkuseni të shtunën mbrëma barazoi me vendin e fundit në tabelë, Bochumin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja e xhiros së dhjetë, Bochum – Leverkusen, u mbyll 1:1.

Patrik Schick shënoi për mysafirët në minutën e 18-të, ndërsa Koji Miyoshi, e vendosi rezultatin përfundimtar me golin e minutës së 89-të.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni, që në mesjavë pësoi humbje të thellë 4:0 nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.

Leverkuseni ka 17 pikë në dhjetë ndeshje dhe zë vendin e katërt.

Bochumi i fundit ka vetëm dy pikë.