Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni synon ta lërë prapa dështimin në Kupë

Bayer Leverkusen

Bayer Leverkuseni do të mundohet të kthehet te rezultati pozitiv pas dështimit që e pati në Kupën e Gjermanisë.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Leverkuseni, të martën u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së tretë, Arminia Bielefeld.

E gjithë skuadra e Leverkusenit e përjetoi rëndë eliminimin nga Kupa.

Madje pas përfundimit të ndeshjes Granit Xhaka ka diskutuar ashpër me tifozët e Leverkusenit.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso shpreson të kthehet të fitorja sa më shpejtë.

Edhe Leverkuseni synon rezultate pozitive pas pushimit Futboll Leverkuseni synon rezultate pozitive pas pushimit

Leverkuseni të shtunën nga ora 15:30 luan në udhëtim te Heidenheimi, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit gjerman.

Leverkuseni ka 17 fitore, tetë barazime dhe dy humbje.

Renditet në pozitën e dytë me 59 pikë. Lider është Bayern Muncheni.

Heidenheimi e zë vendin e 16-të me 22 pikë. Rrezikon rënien nga liga.

Të shtunën nga ora 15:30 luan edhe Borussia Dortmundi, në udhëtim te Freiburgu.

Dortmundi është jashtë garës për titullin e kampionit. Madje është larg zonës që siguron një vend në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Edhe Tjetër ndeshje e vështirë për Leverkusenin Futboll Tjetër ndeshje e vështirë për Leverkusenin

“Verdhezinjtë” kanë 38 pikë në vendin e dhjetë.

Freiburgu ka katër pikë më shumë dhe renditet në pozitën e shtatë.