Trajneri Xabi Alonso shpreson që ta nisë ecurinë e rezultateve pozitive që nga fundjava e Bundesligës gjermane.
Trajneri Alonso dhe Bayer Leverkuseni me Granit Xhakën në mesfushë, një gjë të tillë synojnë ta nisin që prej duelit ndaj Heidenheimit, të shtunën nga ora 15:30.
Ndeshja i takon xhiros së 11-të.
Kampioni në fuqi i elitës gjermane ka lëshuar shumë pikë në edicionin aktual dhe zë vendin e katërt me 17 pikë.
Heidenheimi ndërkohë ka shtatë pikë më pak.
Edhe
Bayernin e pret derbi në Leverkusen
Leverkuseni e ka fituar vetëm një ndeshje nga gjashtë të fundit në të gjitha garat.
Ka katër barazime dhe një humbje gjatë kësaj serie.
Në tri ndeshjet e fundit në Bundesligë, ka po aq barazime.
Heidenheimi nga ana tjetër në pesë ndeshjet e fundit e ka një fitore, tri humbje e një barazim.
Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Dortmundit dhe Freiburgut.
Edhe
Bayerni luan me Heidenheimin, Leipzigu pret Leverkusenin
Te Freiburgu aktivizohet Florent Muslija.
Dortmundi ka 16 pikë dhe zë vendin e shtatë, kurse Freiburgu është i pesti me 17 pikë.