Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni synon vazhdimin e rezultateve pozitive

Bayer Leverkuseni i shkaktoi disfatë të thellë 3:0 skuadrës së Bayern Munichut në xhiron e kaluar.

Me fitoren ndaj bavarezëve e ka rritur edhe diferencën e pikëve në tabelë.

Bayer Leverkuseni me Granit Xhakën lider në mesfushë dhe Xabi Alonson trajner të skuadrës, prijnë në tabelë me 55 pikë, pesë më shumë se Bayern Munichu.

Të shtunën, në orën 15:30, Leverkuseni luan në udhëtim te Heidenheimi i vendit të dhjetë. Heidenheimi, që vitin e kaluar siguroi inkuadrimin në Bundesligë, ka 27 pikë.

Nuk do të jetë përballje e lehtë për Leverkusenin, pasi Heidenheimi ka pasur paraqitje të mira në debutim.

Ka marrë 18 pikë nga 27 të mundshme në stadiumin “Voith Arena”, që ka kapacitet prej 15 mijë ulëseve.

Ka pësuar vetëm dy humbje në shtëpi.

Përcjellësi i Leverkusenit, Bayern Munich, luan të dielën në udhëtim te Bochumi nga ora 17:30, dhe e mbyll xhiron e 22-të në elitën gjermane.

Bochumi, që ka shtatë humbje në këtë edicion, ka edhe 10 barazime.

Zë pozitën e 14-të me 22 pikë.

Bayerni i drejtuar nga Thomas Tuchel është në krizë rezultatesh.

Është eliminuar edhe nga Kupa e Gjermanisë.

Artikuj të ngjashëm