Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni luan kundër skuadrës së fundit që e mposhti

Bayer Leverkusen

Kampioni i Bundesligës gjermane, Leverkuseni, do të luajë të dielën nga ora 19:30 në udhëtim te Bochumi, skuadra e fundit që i shkaktoi humbje në ligë.

Kjo edhe do të jetë ndeshja e fundit e xhiros së 33-të në elitën gjermane.

Bochumi më 27 maj të vitit të kaluar, e kishte mposhtur në shtëpi Leverkusenin, 3:0.

Por, në edicionin e sivjetmë në duelin e parë, Leverkuseni fitoi ndaj Bochumit, 4:0.

Leverkuseni nuk di për humbje në 49 ndeshjet e edicionit aktual në të gjitha garat, kurse Bochumi lufton për mbijetesë.

Edhe Levekuseni i vendosur të vazhdojë ecurinë në Bundesligë Futboll Levekuseni i vendosur të vazhdojë ecurinë në Bundesligë

Leverkuseni i pari ka 84 pikë, ndërsa Bochumi në vendin e 14-të ka 33 pikë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso është në garë për t’i fituar edhe dy trofe, Ligën e Evropës dhe Kupën e Gjermanisë.

Bayerni luan të dielën po ashtu.

Nga ora 17:30 takohet me Wolfsburgun.

Ndërkohë, finalisti i Ligës së Kampionëve, Dortmundi, të shtunën luan në udhëtim te Mainzi.

Edhe Kampioni luan ndaj ekipit të fundit në tabelë Futboll Kampioni luan ndaj ekipit të fundit në tabelë

Edhe Mainzi rrezikon rënien nga elita.

Mainzi në vendin e plejautit aktualisht ka 29 pikë.