Futboll

Lëndohet kapiteni i Kosovës

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani u lëndua të shtunën në fitoren e Napolit ndaj skuadrës së Atalantas. 

Napoli fitoi 3:1 në shtëpi në ndeshjen që i takoi javës së 12-të të Serie A. 

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, që është lider i mbrojtjes te napolitanët u detyra ta lërë fushën në minutën e 64-t për shkak të një lëndimi. Ai u zëvendësua me Juan Jesusin. 

David Neres i realizoi dy golat e parë për kampionin në fuqi të Italisë.

Golin e tretë për vendësit e shënoi Noa Lang. 

Ndërkohë, Gianluca Scamacca, ishte realizatori i golit të vetëm për Atalantan. 

Tek Atalanta ndeshjen e kompletoi kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. 

Napoli ka 25 pikë dhe renditet lart në tabelë. Atalanta është në mesin e tabelës me 13 pikë. 

31-vjeçari Rrahmani edhe në fillim të edicionit kishte telashe me lëndime. 

Mbrojtësi i qendrës për shkak të një lëndimi muskulor mungoi në 12 ndeshje.