Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është lënduar në fitoren e së shtunës mbrëma të skuadrës së Napolit.
Napoli e mposhti Sassuolon me rezultatin 1:0 në kuadër të javës së 21-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani për shkak të lëndimit u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 67-të. Ai u zëvendësua me italianin, Alessandro Buongiorno. Mediumet italiane kanë raportuar se Rrahmani ka një lëndim muskulor.
Mesfushori Stanislav Lobotka e shënoi golin e fitores për napolitanët në minutën e shtatë.
Për Napolin ishte fitorja e parë pas tri barazimeve radhazi. Në portë te Sassuolo ishte Arijanet Muriq.
Napoli ka 43 pikë dhe e zë vendin e tretë. Gjashtë pikë më shumë ka Interi në pozitën e parë.
Sassuolo është në mesin e tabelës me 23 pikë.