Mbrojtësi italian, Federico Gatti, do të jetë jashtë fushës për një muaj.
Gatti u lëndua të shtunën në fitoren e Juventusit 1:0 ndaj Genoas, ndeshje që ishte e vlefshme për javën e 30-të të Serie A.
Gatti u detyrua të zëvendësohej në minutën e 27-të me Pierre Kalulun.
Për Juventusin lëndimi i Gattit nuk është lajm i mirë.
“Zonja e Vjetër” këtë edicion po përballet me lëndime të shpeshta.
Aktualisht të lënduar janë edhe Gleison Bremer, Juan Cabal, Andrea Cambiaso, Douglas Luiz dhe Arkadiusz Milik.
Edhe
Gatti nuk do të jetë gati për rreth një muaj
Juve së fundi e ndërroi edhe trajnerin. Ditë më parë e shkarkoi teknikun brazilian, Thiago Motta dhe në vend të tij erdhi Igor Tudor.
26-vjeçari Gatti këtë edicion ka luajtur në 40 ndeshje.