Claudio Ranieri i ka thënë presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, se nuk ndihet i gatshëm të drejtoi Italinë. Ranieri ka thënë se ka vendosur të mbetet plotësisht i përkushtuar te Roma.
Ranieri hodhi poshtë mundësinë për të zëvendësuar Luciano Spallettin si selektor i Italisë.
“Falënderoj presidentin Gravina për mundësinë. Është një nder i madh. Megjithatë, kam reflektuar dhe kam vendosur të mbetem plotësisht i përkushtuar ndaj rolit tim të ri te Roma”, ka thënë Ranieri.
Spalletti u shkarkua para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Moldavisë. Por ai e udhëhoqi Italinë të hënën në mbrëmje. Italia mposhti Moldavinë me rezultatin 2:0.
73-vjeçari Ranieri më herët kishte vendosur të pensionohej. Ranieri e ka nisur karrierën si trajner në vitin 1986, ndërsa ka drejtuar shumë skuadra në Itali, Spanjë, Angli dhe Francë.
Së fundi ishte trajner i Romës, kurse tani është këshilltar i klubit.