Klubi italian Roma dhe Claudio Ranieri i kanë ndarë rrugët, shkruajnë mediumet italiane të premten.
Vendimi i largimit të Ranierit ka ardhur pas tensioneve që ka pasur me trajnerin Gian Piero Gasperini.
Ranieri e mori drejtimin e klubit përkohësisht në nëntor të vitit 2024 dhe e udhëhoqi ekipin deri në fund të atij sezoni.
Në verën e vitit 2025, 74-vjeçari kishte postin e këshilltarit te klubi i njohur italian.
Te Roma, Ranieri konsiderohet si ikonë e klubit.