Skuadra e Leeds Unitedit është kthyer në Premier League si kampion i kategorisë së dytë të futbollit anglez.
Leeds Unitedi të shtunën e siguroi titullin e kampionit në “Championship”. Me golin e shënuar në fund të ndeshjes nga Manor Solomon, Leedsi fitoi me përmbysje të rezultatit 2:1 ndaj Plymouthit. Kjo ishte xhiroja e fundit për këtë edicion. Leedsi kampionatin e mbylli në pozitën e parë me 100 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo100 pikë i ka edhe Burnley në pozitën e dytë, por Leedsi e siguroi titullin falë goldallimit më të mirë. Edhe Burnley e ka siguruar Premier Leaguen.
Pozitat e tretë, e katërt, e pestë dhe e gjashtë e Championshipit luajnë në plejof dhe fituesi i bashkohet Leedsit e Burnleyt.