Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll të dielën dy ditë para se futbollistët ta luajnë ndeshjen finale të plejofit për Botërorin 2026 kundër Turqisë.
Kosova do të përballet me Turqinë të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kurti u ka thënë futbollistëve të Kosovës se ata e kanë mundësinë ta vendosin Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit.
“Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë njerëzimit. Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë. Janë tifozët në stadium, janë familjet tuaja, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët kudo në botë. Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë. Dhe mos harroni besimin për fitore në këtë finale e keni ndërtuar ju si ekip, me trajnerin dhe gjithë stafin udhëheqës dhe mbështetës”, tha Kurti, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.
-
Kurti mesazh Përfaqësueses së Kosovës: Besimi që i dhatë kombit, shumë më i madh se rezultati
-
Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër
-
E kaluara e Kosovës me shtetet pjesëmarrëse në Botëror
-
Foda: Ekipi e përfaqësoi Kosovën në mënyrën më të mirë
-
Erdogani reagon pas kualifikimit të Turqisë në Botëror