Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç, ka thënë se është shumë i emocionuar që po largohet nga skuadra me të cilën i fitoi gjitha trofetë.
Kuç do ta vazhdojë karrierën te Neftchi Baku në Azerbajxhan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Para shtatë ditësh kur e kuptova që do të largohem pas gjithë suksesit u emocionova. I falënderoj të gjithë që më kanë pranuar mua dhe familjen time. Falënderoj presidentin e klubit Arsim Kabashi dhe familjen e tij. Falënderoj edhe stafin e trajnerëve dhe bashkëlojtarët. Ky largim ka ardhur në momentin tim më të mirë, por futbollit nuk i dihet kurrë. Sinqerisht, për këtë klub kam ndjenja pozitive. Kemi kaluar momente të vështira bashkë por në fund fare kemi treguar karakter. Për këtë skuadër dhe qytet uroj vetëm suksese. E meriton”, ka thënë për “ArtMotion” pas ndeshjes kapiteni Kuç.