Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kishte thënë se do ta vazhdojnë betejën edhe në arenën politike e diplomatike, por edhe në aspektin ligjor e juridik, që “UEFA dhe FIFA t’i dënojnë ata që meritojnë”.
Kurti tha se i jep mbështetje të plotë vendimit të futbollistëve të Kosovës për ta braktisur ndeshjen me Rumaninë në kuadër të Ligës së Kombeve. Futbollistët e Kosovës u larguan nga ndeshja me Rumaninë në Bukuresht në minutat shtesë, pas thirrjeve të tifozëve rumunë “Serbia, Serbia”, fyerjeve dhe hedhjes së gjësendeve në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë momentin e ndërprerjes ndeshja ishte 0:0.
“Është totalisht e papranueshme ajo që po bën kryeministri i Kosovës, i cili po e përzien politikën me sportin dhe pretendon se pas gjestit të kombëtares së tij të futbollit për ta braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, do të bëjë presion politiko-diplomatik për ta dënuar! Zotëria e tij përpiqet më kot ta kthejë fajtorin në viktimë dhe – më seriozisht – kërkon të bëjë presion politik në asociacionin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzioni! I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po shkon në rrugën e gabuar, sepse politika nuk ka punë në sport”, ka shkruar Ciolacu në “Facebook”.
Ai ka thënë se ndonëse e pranon se futbollistët e Kosovës luajtën mirë, ai thotë se nuk mund të arsyetohen veprimet e tyre.
“Për atë që ndodhi të premten mbrëma, ka vetëm një të vërtetë: fajtorët janë të qartë dhe nuk janë lojtarët rumunë dhe as publiku në Arenën Kombëtare! Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën mirë, por kjo s’i shfajëson nga gjesti në fund të ndeshjes, për të cilën duhet t'i mbajnë edhe pasojat! Dhe jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë!” – ka shkruar Ciolacu.