Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u ka dalë në përkrahje futbollistëve të Kosovës braktisën ndeshjen me Rumaninë në Bukuresht pas thirrjes “Serbia, Serbia” nga ana e tifozëve rumunë.
Sipas Çekut, është mbrojtur Kosova. Ai i ka vlerësuar të papranueshme veprimet e tifozëve rumunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes. Ne dënojmë çdo formë të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit tonë dhe apelojmë për masa nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, për të mbrojtur integritetin e ngjarjeve sportive dhe për të ruajtur respektin dhe dinjitetin mes shteteve. Ofrojmë gjithashtu mbështetjen tonë të plotë për Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët kanë nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s”, ka shkruar Hajrulla Çeku.
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila u luajt në Bukuresht të premten, nuk mbaroi. Në minutat e fundit të ndeshjes, tifozët rumunë nisën thirrje raciste anti-Kosovë. Kjo bëri që futbollistët dardanë ta braktisin fushën dhe të mos ktheheshin më teksa rezultati ishte 0:0. Gjyqtari pas më shumë se një ore i dha fund ndeshjes, derisa vendimin për ndeshjen pritet ta marrë UEFA.