Futboll

Lucescu përmend gjobën për thirrjet “Serbia, Serbia” në ndeshjen ndaj Kosovës

Mircea Lucescu

Përzgjedhësi i Rumanisë në futboll, Mircea Lucescu, ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për të pezulluar dy ndeshje futbollistin Denis Dragush, i cili nuk do të luajë në ndeshjen kundër Turqisë, në gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës 2026. Lucescu ka theksuar se Dragush do të jetë e madhe. 
Fituesi i ndeshjes Turqi – Rumani luan në finale me fituesin e ndeshjes Sllovaki – Kosovë.

Ai në deklaratën e tij dhënë për mediumin rumun “Digi Sport”, ka përmendur dënimin gjobën për thirrjet e tifozëve “Serbia, Serbia”, në ndeshjen e 15 nëntorit të vitit të kaluar kundër Kosovës e cila ishte ndërprerë në minutat e fundit kur rezultati ishte 0:0. 

Pas disa përplasjeve të lojtarëve në fushë, një grup i tifozëve rumunë nisën thirrjet “Serbia, Serbia”. Lojtarët e Kosovës vendosën të lëshojnë fushën dhe nuk u kthyen edhe kur këtë ua kërkoi gjyqtari i ndeshjes. 

Menjëherë më 20 nëntor 2024, UEFA e regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Rumanisë. 

UEFA e dënoi Rumaninë me 128 mijë euro për shkelje të ndryshme në atë ndeshje. 

“Të gjitha këto gjëra janë të tepërta. Nuk po flas për fishkëllimat që patëm në Kosovë dhe Bosnjë. Nuk u morën masa. Në vendin tonë, për shkak se disa njerëz bërtitën ‘Serbia, Serbi’, u paguan gjoba të mëdha”, tha Mircea Lucescu për “digisport.ro”.