Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencë për media të dielën, për të folur mbi zhvillimet e fundit. Të dielën, Edon Zhegrova, Arijanet Muriq e Florent Muslija janë larguar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjen me Qipron. Ata kanë thyer rregulloren disiplinore, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës. Të premten, Kosova u mposht 3:0 në shtëpi nga Rumania.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE papritur, asnjë fjalë për lojtarët e suspenduar në konferencën e Kosovës
Në konferencën që zgjati më pak se pesë minuta, selektori Franco Foda e kapiteni Amir Rrahmani nuk kanë përmendur fare suspendimin e Edon Zhegrovës, Aro Muriqit e Florent Muslijës.
Rrahmani: Vetëm fitorja na bën punë
“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme .na jep mundësi dhe shpresë për kualifikim. Duhet të hyjmë për fitore, pasi vetëm fitorja na bën punë”, ka thënë Rrahmani në konferencë për media.