Trajnerit të Bayern Munchenit, Vincent Kompany, iu ofrua një vend pune për Kupën e Botës, por ai e refuzoi.
Belgu 40-vjeçar ka marrë ftesë për të qenë analist televiziv nga disa transmetues, raporton “Daily Mail” të martën. Kompany ka punuar më herët në këtë rol për BBC. Por Kompany nuk do të jetë analist në asnjë prej transmetuesve.
Ai preferon të pushojë pas sezonit të gjatë me Bayernin dhe të bëhet gati për edicionin e ardhshëm.
Kupa e Botës zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kompany mund ta fitoj tripletën me Bayernin.
Edhe
Kompany flet për herë të parë për triumf në Champions
Në fundjavë siguroi titullin e Gjermanisë, ndërsa është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë ekipi bavarez është edhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, ku do të përballet me Bayer Leverkusenin.