Futboll

Kololli realizon gol, Rudhani asiston

Benjamin Kololli

Benjamin Kololli realizoi një gol kurse Donat Rrudhani e regjistroi një asistim të shtunën për skuadrën e Sionit. 

Sioni barazoi 3:3 në udhëtim me Luzernin në kuadër të javës së tetë të Superligës së Zvicrës. 

Kololli e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 49-të. Ai shënoi nga pika e bardhë. 

Ndërsa Rrudhani asistoi te goli i dytë i Sionit në minutën e 80-të. 

Kololli luajti deri në minutën e 68-të dhe u zëvendësua me Rrudhanin. 

Ndërsa bashkëlojtarët e Kolollit dhe Rrudhanit, Rilind Nivokazi dhe Kreshnik Hajrizi, u paraqitën deri në minutën e 79-të.

Te Luzerni ndeshjen e kompletoi Adrian Bajrami. 

Për 33-vjeçarin Kololli ishte goli i dytë këtë edicion kurse për 26-vjeçarin Rrudhani ishte asistimi i parë.