Mesfushori i talentuar, 18-vjeçari Leart Kabashi, i është bashkuar të enjten klubit të njohur skocez, Hearts.
Kabashi kaloi në Skoci nga Grasshopperi i Zvicrës, por nuk është bërë e ditur shuma e paguar për Kabashin nga klubi skocez.
Kabashi në sezonin e kaluar i pati dy paraqitje për ekipin e parë. Ai ka paraqitje për grupmoshat e reja të Zvicrës.
Kabashi pritet të luajë edhe në Ligën e Konferencës.