Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kerjota i Shqipërisë ndihmon Heartsin të kualifikohet

Sabah kerjota

Futbollisti shkodran i krahut që paraqitet te Heartsi, Sabah Kerjota, e ka ndihmuar skuadrën skoceze të avancojë në Ligën e Konferencës. 

Fazën e ligës, Heartsi e siguroi pas ekzekutimit të penalltive. 

Ndeshja e parë në Skoci përfundoi 2:2, e me të njëjtin rezultat u mbyllën edhe 120 minutat e ndeshjes kthyese në Austri. 

Në penallti, Heartsi fitoi 4:3. 

Kerjota u inkuadrua në minutën e 75-të, ndërsa e realizoi penalltinë e katërt të Heartsit.