Mohamed Salah ishte më i miri i ndeshjes te Trabzonspori turk që të enjten mbrëma fitoi 2:0 ndaj Heartsit skocez në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës.
Salah shënoi gol nga penalltia në minutën e 32-të, ndërsa asistoi për Franculinon në minutën e 58-të.
Ernest Muçi ishte në bankën rezervë te skuadra turke, ndërsa Sabah Kerjota, futbollisti tjetër i Shqipërisë, luajti prej minutës së 75-të te Heartsi.
Trabzonspori në dy ndeshje ka gjashtë pikë. Një pikë e ka Heartsi.