Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trabzonspori fiton derbin ndaj Beshiktashit, shënon Salah

Salah shkëlqen me “hat-trick” ndaj Galatasarayt

Trabzonsporit i ka takuar derbi i xhiros së tetë të Superligës së Turqisë në futboll.

Trabzoni mposhti të hënën mbrëma në shtëpi Beshiktashin me rezultat 2:0.

Golin e dytë për vendësit e shënoi superylli egjiptian, Mohamed Salah.

Ai realizoi për 2:0 në minutën e 71-të, ndërsa golin e parë në minutën e 21-të e shënoi Ozan Tufan. Për Salahun është goli i tetë nga tetë ndeshje, kurse ka edhe tri asistime. 

Ernest Muçi i Shqipërisë luajti deri në minutën e 89-të për Trabzonin. Milot Rashica i mungoi Beshiktashit për shkak të lëndimit.

Trabzonspori kalon Beshiktashin me pikë. Ngritët në vendin e katërt me 16 pikë, kurse Beshiktashi bie në vendin e pestë me një pikë më pak.