Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juventusi u kthehet fitoreve, s’ka minuta për Zhegrovën

Juventusi

Pas dy barazimeve e dy humbjeve në katër xhirot e fundit, Juventusi u është kthyer fitoreve në Itali.

Skuadra e Luciano Spallettit fitoi 4:0 ndaj Pisas në xhiron e 28-të.

Andrea Cambiaso, Khepren Thuram, Kenan Yildiz e Jeremie Boga realizuan golat në pjesën e dytë.

Në këtë ndeshje nuk pati asnjë minutë për yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Me këtë fitore, Juventusi mbërrin në kuotën e 50 pikëve dhe është i gjashti në tabelë. Nga 51 pikë kanë Roma dhe Como në pozitat katër dhe pesë.

Pisa është e fundit me 15 pikë.