Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit të Belgjikës. Jashari është fitues i “Këpucën e Artë” për vitin 2025 në Belgjikë. Ceremonia e 72-të e ndarjes së çmimeve në Belgjikë për futbollistë, është mbajtur të dielën. Ish-futbollisti i Club Brugget, që tani luan për Milanin, fitoi votat për të fituar “Këpucën e Artë”. Ai madje e pranoi personalisht çmimin, ndonëse gjatë ditës luajti për herë të parë si titullar për Milanin në Serie A kundër Fiorentinës. Ai fluturoi për në Middelkerke me aeroplan privat.
“Është e mrekullueshme, e pabesueshme që fitoj. Çmimi më i veçantë në Belgjikë. Jam krenar, por dua t’i falënderoj veçanërisht të gjithë në Club Brugge. Pa ta, kjo nuk do të ishte e mundur”, ka thënë Jashari.
“Këpuca e Artë” është trofe që jepet nga viti 1954. Fitues shpallet lojtari që merr me së shumti vota. Në procesin e votimit marrin pjesë gazetarë sportive, anëtarë të Bordit të Federatës së Futbollit të Belgjikës, disa gjyqtarë dhe fituesit e mëhershëm të “Këpucës së Artë”.
Meqenëse një sezon futbolli nuk përkon me një vit kalendarit, ka dy raunde votimi. Një pas përfundimit të sezonit dhe një në dhjetor pas gjysmës së parë të sezonit të ri. Dhe pasi numërohen të gjitha votat, shpallet fituesi i “Këpucës së Artë.
Por Jasharit i mjaftuan vetëm votat e një raundi për të fituar Kupucën e Artë.
“Kjo e bën këtë edicion edhe më historik”, shkruan “hln.be”.
Ai fitoi 351 pikë, ndrësa dy ish-bashkëlojtarët e tij te Club Brugge, Hans Vanaken i dyti me 304 pikë dhe Christos Tzolis në vendin e tretë me 243 pikë.