Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari më i miri i sezonit edhe te Club Brugge

Ardon Jashari

Mesfushori i Club Brugges, Ardon Jashari, ka fituar disa çmime në ditët e fundit. 

Të mërkurën e fitoi një tjetër çmimi, tani me votat e tifozëve të skuadrës belge. 

Jashari është zgjedhur si lojtari më i mirë i vitit te Club Brugge. 

Plot 69.9 për qind të tifozëve kanë votuar për mesfushorin që përfaqëson Zvicrën. 

Hans Vanaken përfundoi i dyti me distancë të konsiderueshme, afro 10 për qind. 

Edhe Jashari nuk përjashton kthimin te Brugge Futboll Jashari nuk përjashton kthimin te Brugge

Në top pesëshe kanë hyrë edhe Brandon Mechele, Christos Tzolis dhe Romeo Vermant. 

“Mesfushori i Zvicrës ishte i domosdoshëm për mesfushën e Brugges. Ai bëri pasime, mbylli hapësirat dhe u bë balancimi i mbrojtjes me sulmin”, ka shkruar klubi belg duke e përgëzuar Jasharin për paraqitjet. 

Në javën e kaluar, Jashari e fitoi edhe trofeun e lojtarit më të mirë të sezonit në elitën e futbollit të Belgjikës. 

Më pas u shpall edhe lojtari më premtues. 

Edhe E diela e veçantë e Ardon Jasharit Futboll E diela e veçantë e Ardon Jasharit

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më votuan. Jam shumë i lumtur. Kjo do të thotë shumë për mua. Shihemi së shpejti”, ka deklaruar Jashari të mërkurën në videon e publikuar nga klubi belg. 

Jashari aktualisht është me Përfaqësuesen e Zvicrës që do të luajë dy miqësore në këtë muaj, ndaj Meksikës më 7 qershor, dhe me 11 qershor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.