Gara është e fortë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Club Brugges, Ardon Jashari.
Në mesin e shumë klubeve të njohura evropiane që dëshirojnë ta kenë në skuadër reprezentuesin e Zvicrës është edhe Milani.
Por, pas çmimit të lartë të vendosur nga Club Brugge, skuadra e madhe italiane mund të mos e konsiderojë transferimin e tij.
Brugge kërkon 40 milionë euro për mesfushorin 22-vjeçar që vlerësohet lartë.
“Blick” ka shkruar të enjten se Jashari mund të mbetet edhe për një edicion te klubi belg.
Me Club Bruggen, Jashari në sezonin që tashmë ka përfunduar, e fitoi Kupën e Zvicrës.
Ka fituar edhe disa çmime tjera individuale në Belgjikë.
Është zgjedhur lojtari më i mirë në elitën e futbollit belg për edicionin 2024-25.