Futboll

Jashari mund të kthehet ndaj Lazios

Ardon Jashari

Drejtori i Milanit, Antonio Vitiello ka thënë se Ardon Jashari është përmirësuar shumë në aspektin fizik pas lëndimit të rëndë të pësuar në gusht.

Jashari luajti në ndeshje miqësore kundër skuadrës që garon në Serie B, Virtus Entella, ndërsa mund të luajë edhe ndaj Lazios pas dy javësh në Serie A. “Ardon Jashari po përmirëson shumë gjendjen e tij fizike dhe kush e di, ndoshta ndaj Interit apo derbit tjetër kundër Lazios ai do të jetë në gjendje të fillojë të luajë ndeshje zyrtare pas miqësorres kundër Virtus Entella, ku ai falënderoi Allegrin për durimin dhe organizimin e ndeshjes për të”, ka thënë Vitiello.

Jashari u bë një nga transferimet më të shtrenjta të Serie A gjatë afatit kalimtar të verës. Kaloi te Milani për 37 milionë euro nga Club Brugge. Para lëndimit ai kishte luajtur vetëm 40 minuta në dy paraqitje si zëvendësues për Kupë të Italisë dhe në Serie A.

Jashari ishte në stol në dy ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A kundër Romës dhe Parmës.