Futboll

Mësohet data e kthimit të Jasharit të Milanit

Ardon Jashari

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Parmës më 8 nëntor. Kështu ka njoftuar të enjten “La Gazzetta dello Sport”.

“Gjërat deri më tani po shkojnë sipas planit. Mesfushori ka nisur vrapimet”, shkruan gazeta e madhe italiane. 

Jashari në gusht përsoi lëndim në një duel me Santiago Gimenezin në stërvitje. 
Jashari u bë një nga transferimet më të shtrenjta të Serie A gjatë afatit kalimtar të verës. Kaloi te Milani për 37 milionë euro nga Club Brugge. 

Para lëndimit ai kishte luajtur vetëm 40 minuta në dy paraqitje si zëvendësues për Kupë të Italisë dhe në Serie A.